Google search engine
Home Aktualitet Doli pozitiv me koronavirus, rrëfehet mjeku nga Dibra: Kam frikë vetëm për...

Doli pozitiv me koronavirus, rrëfehet mjeku nga Dibra: Kam frikë vetëm për nënën e moshuar, ky produkt është ilaçi më i mirë për t’a larguar

0
338

Mjeku nga Dibra e Madhe, Arben Agolli i cili u diagnostikua me COVID-19 bashkë me një mjek dhe një inferemiere dhe po qëndron në shtëpi në kushte vetizolimi.

Mjeku rrëfen se masat mbrojtëse të përdorura në klinikën e tyre ishin shumë të thjeshta vetëm maskë, doreza dhe kapele dhe nuk bëhej fjalë për masa më të sofistikuara.

“Derisa në punë jemi në linjën e parë të frontit me të sëmurët, pavarësisht kujdesit që tregojmë kjo mund të pritej”, tha ai për emisionin “Ilva Now”.

I pyetur nëse kishte frikë, ai u përgjigj se i druhej vetëm fatit të nënës së tij të moshuar.

“Jo nuk kam frikë, për vetë faktin se është një virozë, kemi pasur edhe viroza të tjera. Nga janari deri në 5 mars në spitalin tonë kemi pasur 3 mijë vizita për viroza, unë më shumë shqetësohem për fatin e nënës sime që është moshë e thyer, për të tjerat jo”, – u shpreh ai.

Mjeku rrëfeu se në kushte shtëpie ishte duke marrë vitaminë D3, vitamina C dhe sidomos ujë, që siç tha është ilaçi më i mirë, duke qenë se virusi prek shtresën epidermale të bajameve dhe mund të largohet me anë të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here