Në një kohë koronavirusi kur shumica e vendeve kanë mbyllur kufijtë dhe kanë ndërprerë fluturimet, nga Franca avioni i fundit drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, do të mbërrijë këtë të enjte.
Lajmi bëhet me dije nga ambasada e Shqipërisë në Francë, e cila konfirmon se për një muaj nuk do të ketë fluturime të tjera.
“Pas komunikimeve të vazhdueshme të ambasadës së Shqipërisë, kompania ajrore Transavia France konfirmon se fluturimi Paris-Tiranë i datës 19 mars, do të kryhet. Këshillohen të gjithë shtetasit shqiptarë që e kanë të domosdoshëm kthimin në atdhe që të prenotojnë sa më parë biletat në faqen e internetit tê Transavia-s (transavia.com), pasi, pas kësaj date, fluturimet do të ndërpriten të paktën deri më 19 prill 2020”, thuhet në njoftim.








































