Google search engine
Home Aktualitet Aleati i Lulzim Bashës bllokohet bashkë me 270 pasagjerë në aeroportin gjerman:...

Aleati i Lulzim Bashës bllokohet bashkë me 270 pasagjerë në aeroportin gjerman: Kam nja katër ditë këtu, kjo ishte çudi pasi…

0
284

Koronavirusi solli edhe bllokimin e kufijve mes vendeve në Europë.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka prej 4 ditësh ndodhet në Gjermani, ndërkohë që sot teksa priste t’i hipte avionit, kjo kompani udhëtimi pezulloi fluturimin.

Ai tha se ky ishte udhëtim i planifikuar pasi ky aeroport lejonte fluturimet.

“Kam nja katër ditë këtu. Nuk është problemi se janë anuluar fluturimet. Avioni nisej në 7:25, u bë chek-ini. Po kompania ka anuluar fluturimin. Jam folur dhe me ambasadorin Kuko, i cili u angazhua dhe me rezulton se nuk ka mbyllje të fluturimeve. Por kjo kompania, që është low cost, edhe pse ishte i mbushur ky avion, ka anuluar fluturimin dhe ka mbyllur dhe telefonat. 270 pasagjerë ndodhen këtu. Ishte linjë direkte për Tiranë. Ishte i planifikuar. Ky ishte një nga aeroportet që udhëtonte. Kjo është çudi. Kjo kompani ka mbyllur telefonin dhe nuk mund të kontaktojë njeri. Ky ngërç e ka krijuar kompania.”, tha Duka për News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here