Google search engine
Home Lifestyle VIDEO/ Qeveria ndalon qarkullimin për shkak të koronavirusit, vlonjati xhiro me kalë...

VIDEO/ Qeveria ndalon qarkullimin për shkak të koronavirusit, vlonjati xhiro me kalë në mes të qytetit

0
302

Pavarësisht se qeveria e ka ndalur qarkullimin pa ndonjë arsye të fortë në këtë situatë epidemie, shqiptarët e kanë treguar gjithmonë se janë të fortë për të mposhtuar situata të vështira, qoftë edhe duke bërë humor.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në këto ditë të vështira, ku e gjithë Shqipëria është në karantinë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në këtë video të publikuar shihet një qytetar vlonjat, i cili ka gjetur një zgjidhje alternative për të qarkulluar në qytet, pas vendimit të qeverisë për të ndaluar lëvizjen e makinave.

Vlonjati ka zgjedhur të lëvizë me kalë nëpër rrugët e qytetit, ndërsa nuk dihet nëse po shkon në punë apo po kryen ndonjë shërbim tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here