Britania ka propozuar mundësinë e rikthimit në punë të mjekëve dhe infermierëve tashmë të dalë në pension.
Sipas ‘Mirror’, ministrat nuk kanë deklaruar “gjendje të jashtëzakonshme” në bazë të Ligjit të Emergjencave Civile, që do të thotë që Parlamenti duhet t’i miratojë këto propozime.
Projekt-ligji përfshin masa të cilat ofrojnë mbrojtje shtesë dhe kompesime për të gjithë vullnetarët në shëndetësi dhe kujdes social.








































