OBSH shpërndan 1.5 milion teste për COVID-19, thirrje urgjente të gjitha vendet e prekura: Kjo është mënyra e vetme për të parandaluar epideminë

0
275

Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me një thirrje ndaj vendeve të ndryshme të botës se nuk po bëjnë teste sa duhet për të zbuluar të prekurit me koronavirus. Shefi i institucionit kërkoi që të mos tolerohet askush dhe të testohen të gjitha rastet e dyshuara.

Tedros Adhanom Ghebreyesus përsëriti një thirrje të drejtpërdrejt ndaj këtyre vendeve “Testoni, testoni, testoni”.

Drejtori i OBSH tha se nuk janë kryer mjaftueshëm teste, duke e quajtur këtë “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes së pandemisë”.

Ai këshilloi vendet që të testojnë çdo rast të dyshuar të koronavirusit, dhe më pas të izolojnë rastet pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here