Google search engine
Home Bota Mbi 8 mijë të prekur në Gjermani, Spanja kalon shifrën dyshe, përhapje...

Mbi 8 mijë të prekur në Gjermani, Spanja kalon shifrën dyshe, përhapje pa frenim në Europë e epidemisë

0
302

11178 është numri i të prekurve në Spanjë, 1467 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 510, 168 më shumë se të hënën. Një rritje e menjëhershme kjo në këtë vend, në vetëm pak ditë.

Nuk mbetet pas as Gjermania, ku numri është rritur thuajse me 1/4, ku numri i të prekurve është 8639, 1367 më shumë se një ditë më parë.

Fatmirësisht Gjermania nuk shënon ndonjë numër të madh viktimash, vetëm 23 me një rritje prej 6 në një ditë.

Këto dy vende, së bashku me Italinë, që nuk po gjen derman nga përhapja pa kriter e epidemisë, ku shënohen 26.062 të prekur dhe 2503 viktima, janë tre vendet më të prekura në Europë nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here