Google search engine
Home Bota Lajm i mirë nga Europa, lidhur me kohën se kur mund të...

Lajm i mirë nga Europa, lidhur me kohën se kur mund të hidhet në treg vaksina e parë kundër koronavirusit

0
335

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehu optimizëm të martën se një vaksinë koronavirusi mund të hidhet në treg “mbase para vjeshtës”.

Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët presin një vit deri në 18 muaj që një imunizim të jetë i disponueshëm për publikun e gjerë.

Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me “CureVac”, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit. BE-ja i ka ofruar kompanisë 80 milion euro në mbështetje financiare.

“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës”, -tha von der Leyen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here