Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka komentuar reagimet e ashpra të opozitës në Shqipëri, ndaj masave parandaluese të Qeverisë, për përhapjen e koronavirusit.
Kreshnik Spahiu shkruan:
“Mallkimi shqiptar s’ka fund: Sot kur gjithë bota ka mbyllur kufijt dhe çdo qeveri europiane ka shpallur shtet-rrethimin, vetëm politikanët shqiptarë kundërshtojnë.
Propozoj: Të lejohen të shëtisin vetëm ata që kanë tesera të LSI dhe PD.
Corona pas disa muajsh do asgjesohet, por këto janë vemje të përjetshme…”.









































