Google search engine
Home Aktualitet Ka patur kontakt me personelin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, temperaturë dhe ethe...

Ka patur kontakt me personelin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, temperaturë dhe ethe sapo u kthye në Pogradec, 15-vjeçarja bën testin e koronavirusit

0
308

Një tjetër rast i dyshuar, këtë herë nga Pogradeci. Një 15-vjeçare nga zona e Mokrës në Pogradec dyshohet se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për një vajzë që ka patur kontakt me personelin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, pasi ka qenë e shtruar aty prej 4 ditësh.

Balkanweb raporton se pasi ka dalë nga spitali, vajza është kthyer pranë familjes së saj në fshatin Mokër, por nuk kanë vonuar dhe shenjat e para; siç është temperatura e lartë.

Pasi familja sinjalizoi spitalin, vajza iu nënshtrua analizave, ndërsa tashmë pritet përgjigja e tyre. Nëse 15-vjeçarja rezulton pozitive, kjo do të shënonte rastin e parë me koronavirus në qarkun e Korçes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here