Italia është shndërruar në platformën “know how” (mëso si) në Europë”. Kështu deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge. Siç raporton “Bloomberg”, ai shtoi se Kontinenti i Vjetër duhet të mësojë nga masat dhe reagimi i Italisë.
OBSH-ja gjithashtu trumbeton për të marrë sa më shpejt masa sa më të ashpra.
“Europa është epiqendra e të parës pandemi të koronavirusit dhe çdo shtet, pa përjashtim, duhet të marrë masa sa më të ashpra të mundshme për të ndaluar apo frenuar përhapjen e virusit. Këtu përfshin edhe veprimi i komunitetit”, deklaroi Kluge.









































