Një pogradecar i cili ishte kthyer nga Italia është gjobitur pasi nuk ka zbatuar rregullat e vendosura nga qeveria kundër koronavirusit.
Pogradecari nuk ka respektuar rregullin e vetë-karantinimit dhe në momentin e parë që është konstatuar nga policia duke lëvizur ka marrë gjobë.
Pasi është gjobitur me një gjobe prej 700 mijë lekësh qytetari është kthyer në banesën e tij në këmbë pasi makina është bllokuar.








































