Zv.ministrja e Shëndetësisë flet për ilaçin që kuron koronavirusin: Gjendet edhe në Shqipëri, si do përdoret

0
286

Ilaçi Tocilizumab përdorur për artritin reumatoid, i cili po jep rezultate të mira në rastet e rënda të pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri gjendet edhe në Shqipëri.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë sot ilaçi do ofrohet në bazë të protokolleve që do përcaktojë shërbimi Infektiv.

‘Medikamenti që përdoret karshi artritit përdoret për të, është një medikament që e kemi dhe në Shqipëri. Kriteret e përdorimit të tij janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv e patjetër në bazë të protokolleve që do ofrojë Infektivi do ofrohet e gjithë sasia që është e nevojshme për ata persona që u duhet ta përdorin këtë medikament“, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here