Google search engine
Home Aktualitet Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të infektuar në spitalin ‘Shefqet...

Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të infektuar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ja si “i fundosi” pacientja

0
294

Koronavirusi vazhdon të përhapet në Shqipëri.

Mësohet se tre mjekë dhe tre infermiere të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë bartës të virusit COVID-19. Dy mjekë rezultuan pozitivë një ditë më parë, ndërsa 4 të tjerët nga personeli shëndetësor i këtij spitali, u konfirmuan ditën e sotme.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaron se stafi mjekësor u infektua pas kontaktit me një pacient të shtruar në këtë spital. Ky pacient ishte vizituar nga një i afëm, i cili kishte ardhur nga Italia.

Mira Rakacolli: Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”,kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka dhënë këtë informacion tek stafet mjekësore. Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here