Google search engine
Home Rajoni Kosova Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

0
336

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, njoftoi se është rritur në 13 numri të prekurve me virusin COVID-19.

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetë-izolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, shkruan Vitia ne Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here