Qeveria ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe. Është ky vendimi më i fundit drastik i marrë në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Pas Italise, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se në vijim të masave do të ndalohen edhe fluturimet me Britaninë e Madhe.
Mësohet se fluturimet do të ndalohen nga dita e sotme në orën 23:59. Pas këtij orari asnjë avion nuk do të ngrihet më nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Britanisë së Madhe.
