Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të treguar kujdes dhe për të mos u treguar indiferentë ndaj masave që duhen zbatuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shumë qytetarë zgjedhin të mos i respektojnë masat e vendosura nga qeveria ditët e fundit.
Në Vlorë këtë fillim jave sërish të moshuarit duken të pabindur. Ata kanë dalë nëpër rrugë dhe janë grumbulluar në lulishte. U desh ndërhyrja e policisë që ti shpërndajë.
Punonjësit policisë kanë ndërhyrë në grumbujt e personave që ndodheshin në lulishte duke i këshilluar që të largoheshin dhe të qëndronin në shtëpi në të mirë të shëndetit të tyre dhe të të tjerëve.