Kjo situatë që po kalojmë është e pazakontë, të gjithë mundohen të solidarizohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Ky është një gjest i vogël që bashkon Italinë me Kinën. Një djalë nga Kina emri i të cilit nuk është zbuluar ka lënë në derë e fqinjve të tij italian një zarf me 10 maska.
Sipër zarfit shkruhej “Nga një fqinj kinez”. Fotoja e zarfit është postuar nga fqinjët e tjerë të cilet i ka prekur shume ky gjest.
Kujtojmë që Italia ësht vendi i dytë në botë pas Kines për numrin e të prekurve nga koronavirusi. Në Itali numri i të infektuarve është mbi 20 mijë dhe ka lënë të vdekur 1.809 nga ku 368 vetëm në 24 orë.










































