Google search engine
Home Bota Bllokimi i shpërndarjes së maskave nga Gjermania, reagon presidentja e KE-së

Bllokimi i shpërndarjes së maskave nga Gjermania, reagon presidentja e KE-së

0
301

Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen sot u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Unionit, përfshirë Gjermaninë, duke lëshuar një njoftim zyrtar për të siguruar eksportin e materialit sanitar në BE.

Reagimi i saj zyrtar erdhi për shkak të masave të bllokimit të maskave të vendosura nga Berlini disa ditë më parë, që u konsideruan të pabesueshme edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, e cila për një kohë të gjatë ka qenë ministre e qeverisë gjermane.

Kancelarja Angela Merkel u tërhoq nga ndalimi i eksporteve të mjeteve sanitare në këtë situate emergjence, dhe një dekret e zhbllokoi situatën.

Por Von der Leyen dëshironte ta përforconte mesazhin dhe të bënte një deklaratë publike: “Ne duhet të ndajmë materialin mbrojtës në Evropë. Ndalimet kombëtare për shitje në vendet e tjera të Evropës janë të dëmshme”, theksoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here