Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka reaguar në lidhje me përkrenaren e Skënderbeut, që mbante në shtëpi Rama.
Kjo përkrenare u komentua në media si kur ishte e vjedhur nga Rama.Përmes një postimi në Twitter, Fuga hedh poshtë zërat që qarkulluan.Sipas Fugës, origjinalja ndodhet në korridorin e Sallës së Hartave.
‘Meqë fantazia arriti ne piken qe te shkruhet ne portalet e infektuara se qenka vjedhur perkrenarja e Skenderbeut nga kryeministri, ja ku eshte perkrenarja origjinale qe pret ne korridor meremetimin e Salles se Hartave! Kopje mund te porosisni tek Argjendari Pirro dhe t’i gezoni’, shkruan Fuga.

































