Trajtuan të prekurit me koronavirus, rezultojnë pozitivë edhe 2 pjestarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë

    0
    261

    Mes 42 personave të prekur tashmë nga koronavirusi në vendin tonë, janë dhe dy pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pas testimit të 17 personave të personelit shëndetësor të këtij spitali, pas kontaktve me të sëmurit të identifikuar me COVID-19, rezulton se 2 prej tyre, kanë rezultuar pozitivë.

    Po ashtu mësohet se aktualisht këta punonjës nuk kanë simptoma dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here