Google search engine
Home Aktualitet Masat kundër koronavirusit, familjarët që futen pa leje në spitale do marrin...

Masat kundër koronavirusit, familjarët që futen pa leje në spitale do marrin ‘supergjobë’ (Procedurat si duhet të veproni)

0
312

Akti normativ i nxjerrë nga qeveria që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19  do të jetë i vlefshëm edhe për vizitat e familjarëve.

Ata do të gjobiten nëse nuk zbatojnë urdhrin si më poshtë:

Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here