Dy mjekë të Sanatoriumit të prekur nga koronavirusi, zv.ministrja e Shëndetsisë zbulon kush i infektoi dhe ka një thirrje për gjithë qytetarët

0
258

4 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit me koronavirus në Shqipëri, dy prej të cilave janë 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke e çuar në total në 42 numrin e të infektuarve.

Dy mjekët e Sanatoriumit kanë pasur kontakt me një nga të infektuarit që ka qenë i shtruar në godinën e këtij spitali, i cili më herët ishte planifikuar që të shndërrohej në karantinë.

2 mjekët e Sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti i cili ishte shtruar në Sanatorium për probleme me mushkërinë, që e mbajti të fshehtë se kishte qenë në Itali. Aktualisht ai ndodhet te Infektivi, ndërsa mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore janë vetëizoluar në shtëpi dhe sipas zv.ministres Mira Rakacolli janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Konfirmimi i dy rasteve të prekura në radhët e parë bluzave të bardha e çon në tre numrin e mjekëve të infektuar, pas atij në Durrës i cili pati kontakte me viktimën e parë me koronavirus. Zv.ministja iu lutet qytetarëve që të tregojnë nëse kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here