Kryeministri Edi Rama njoftoi dje përmes një postimi në Facebook, se nga sot në orën 10:00 hyn në fuqi vendimi për mbyllen e hyrje – daljeve me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus.
Kjo masë merret me qëllim parandalimin e përhapjes se koronavirusit
Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po! Shkruante Rama dje.
Kjo masë nuk vlen për personat që kanë makina individuale, pasi do tu lejohet kalimi.








































