Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi edhe 2 raste të tjera të prekur me koronavirus, duke e çuar në 5 numrin e të prekurve në vend.
Sipas IKSHPK-së, nga data 8 shkurt deri më 14 mars janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshuara për Covid-19 dhe gjithsej 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Deri tani, qytetet në karantinë në Kosovë janë Vitia, Klina dhe Malisheva, ku janë dhe rastet e infektuara.












































