Google search engine
Home Aktualitet Shtohen rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri, konfirmohen nga Ministria...

Shtohen rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri, konfirmohen nga Ministria e Shëndetësitë (Ja cilat qytete preken)

0
298

Përditësimi i të dhënave në lidhje me situatën e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri u bë nga Albana Fico Drejtore e IShP.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

 “12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)  Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur”, tha Fiço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here