Google search engine
Home Bota Rajoni Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Greqi, brenda ditës u...

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Greqi, brenda ditës u regjistruan 38 pacientë të rinj

0
276

Autoritetet Greke njoftuan se 38 pacientë të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin në vend në 228.

22 nga rastet e reja janë të izoluar në kushte shtëpi, ndërsa shqetësim mbeten pacientët e tjerë, që nuk kishin udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras në një konferencë për shtyp.

Aktualisht ka 57 pacientë me Covid-19 në spitale, pesë prej të cilëve janë intubuar. Në të njëjtën kohë, tetë pacientë kanë dalë nga spitali.

Autoritetet greke bënë të ditur se kanë anuluar të gjitha fluturimet për në dhe nga Italia, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri.

Dy viktimat e reja ishin dy burra, të moshës 67 dhe 90 vjeç, të dy me probleme serioze shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here