Të gjithë janë në pritje, të gjithë në këmbë për të shpikur vaksinën më të kërkuar në botë. Por ka zhvillime të rëndësishme për vaksinën më të kërkuar të momentit. Eksperimentet e para njerëzore për një vaksinë të koronavirusit do të fillojnë brenda pak ditëve, sipas shkencëtarëve në SHBA.
“Shtegu gjenetik” u përshpejtua gjatë fazës së testimit të kafshëve dhe do të përdoret për vullnetarë të shëndetshëm, e më pas te pacientët nëse vlerësohet i sigurt. Lajmi vjen pasi shkencëtarët në Britani, ku thanë që një vaksinë mund të testohej te njerëzit deri në qershor, pasi kishte rezultate inkurajuese te minjtë.
Laboratori “Moderna” me qendër në Masaçusets krijoi kurën kandidate, por kanë marrë një rrugë të ndryshme nga teknikat tradicionale, për shkak të situatës alarmuese. Normalisht një version më i dobët i virusit “mbillet” në trup kështu që një pacient mund të përshtatet për të luftuar infeksionin. Por me metodën e re, ARN stimulon sistemin imunitar të bëjë proteina të ngjashme me virusin vrasës, të cilin më pas mund ta luftojë.
Prototipi i vaksinave po financohet nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike, me mjeken e fondacionit Dr. Melanie Saville që ka deklaruar për britaniken “The Telegraph”:
“Përmbajtja dhe vonimi i efektit është qasja e ndërmarrë nga një numër vendesh të ndryshme. Përpjekja është të blejmë kohë në kontekstin e shtrëngimit që po i bën ky virus sistemit të shëndetit por edhe të blejmë kohë për zhvillimin e vaksinës”.












































