Google search engine
Home Aktualitet Policia “blindon” Parkun e Liqenit Artificial, detyron njerëzit mos të mblidhen në...

Policia “blindon” Parkun e Liqenit Artificial, detyron njerëzit mos të mblidhen në ambiente të kufizuara

0
285

Urdhri i kryeministrit, Edi Rama për ndalimin e lëvizjes në Parkun e Liqenit Artificial, në Tiranë, dhe në zonat rekreative hyri menjëherë në fuqi.

Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet që të çojnë për te Parku i Liqenit, për t’u ndaluar qytetarëve që të bëjnë shëtitje, edhe pse gjithë këto ditë është trumbetuar që njerëzit duhet të rrinë në shtëpi, të evitojnë daljet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Duke parë mungesën e ndërgjegjësimit të qytetarëve, duke mos u mbyllur në shtëpi, në këtë Ditë të mohuar Vere, autoritetet policore u detyruan të marrin masa më të ashpra, duke nxjerrë efektivët për të vendosur rregull dhe për të shpërndarë njerëzit, për mos t’u mbledhur shumë persona në një ambient të kufizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here