Ministrja Manastirliu, thirrje mjekëve, infermierëve dhe studentëve: Të kontribuojmë të gjithë së bashku për menaxhimin e kësaj “lufte”

0
298

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata, bënë një thirrje publike për mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, duke iu bashkuar ekipeve mjekësore në terren.

“Ftoj çdokënd që t’i bashkohet kësaj “lufte”, duke aplikuar në portalet “online”, -tha ministrja Manastirliu.

“Mjekët janë vendosur në vijën e parë të betejës, por çdo ndihmë shtesë është padyshim e dobishme si kurrë më parë. Dua të bëj një thirrje publike për çdo person që ka lidhje me fushën mjekësore. Të gjithë ata që ndihen të gatshëm, studentët e mjekësisë, dhe kanë dëshirë që t’i japin një dorë mjekësisë sonë, janë të lutur të në bashkohen. Sot jemi në situatën ku shfaqja e vlerave mund të bëjë diferencën. Çdokush që mendon se mund të bëjë diferencën është i ftuar të na bashkohet në këtë luftë, mund të aplikoni në dy portalet tona, në “mjek për Shqipërinë” dhe në “infermier për Shqipërinë””.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here