Google search engine
Home Bota Masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit, Turqia merr vendimin urgjent

Masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit, Turqia merr vendimin urgjent

0
299

Për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit, Turqia ka marrë vendim të anulojë udhëtimet me nëntë vende europiane.

Agjensia shtetërore e lajmeve të Turqisë, raportoi se janë ndaluar udhëtimet me Gjermaninë, Spanjën, Francën, Austrinë, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Belgjikën dhe Holandën.

Shtetasit që vijnë nga këto vende nuk do të lejohen të hyjnë në Turqi, ndërsa edhe shtetasit turq nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt këtyre vendeve.

Ky lajm u konfirmua edhe nga Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here