Google search engine
Home Aktualitet Masat kundër Covid-19, MIE thirrje kompanive të transportit ndërkombëtar të akreditojnë mjetet...

Masat kundër Covid-19, MIE thirrje kompanive të transportit ndërkombëtar të akreditojnë mjetet e mallrave

0
369

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, me hyrjen në fuqi të ndalimit të lëvizjes së automjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bëri thirrje kompanive të transportit ndërkombëtar të mallrave që të dorëzojnë brenda ditës së sotme, 14 mars, listën me emrat e drejtuesve dhe automjeteve, që do të jenë të detyruar të lëvizin për arsye pune.

“Në kuadër të organizimit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00, të dorëzojnë në adresën e e-mail-it “transporti@infrastruktura.gov.al”, listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar”, -thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kjo listë duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtar.

Nga ana e autoriteteve do të lejohen të qarkullojnë vetëm kompanitë të cilat do të dërgojnë emrat e drejtuesve të tyre.

Në fillim të javës, MIE njoftoi pezullimin e transportit të pasagjerëve me Italinë, por bëri të ditur se transporti i mallrave nuk do te prekej nga masat shtrënguese në kuadër të emergjencës së Coronavirusit. Me masat e marra nga qeveria për pezullimin e lëvizjes së automjeteve, kompanitë e transportit të mallrave do të duhet të regjistrojnë drejtuesit e mjeteve për të mundësuar vijimin e punës se tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here