Një ekip shkencëtarësh britanikë kanë njoftuar se janë pranë zhvillimit të një vaksine për koronavirusin.
Studiuesit, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, tha për Daily Express, se ata e kanë testuar me sukses vaksinën te minjtë dhe besojnë se mund të jetë gati për testim tek njerëzit deri në qershor.
Studiuesi kryesor Dr Paul McKay, nga Imperial College London, tha për gazetën britanike:
Kam marrë rezultate të suksesshme pasi infektova minjtë dhe vaksina funksionon vërtet mirë.
Ekipi po bashkëpunon me shkencëtarë të tjerë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët.