Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Greqi. Sipas mediave fqinje, mësohet se ka ndërruar jetë një 92 vjeçare, që ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio.
Sakaq, bëhet me dije se dy të afërm të burrit të së moshuarës ishin të prekur nga COVID-19 dhe ndodhen të shtuar në të njëjtin spital.
Deri më tani në Greqi janë 190 raste të konfirmuara me koronavirus.










































