Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit britanik Boris Johnson lidhur me masat e marra ndaj pandemisë së koronavirusit, duke thënë se çdo vend duhet të gjejë dhe testojë çdo rast të mundshëm të infektuari.
Të enjten, Kryeministri njoftoi se vetëm pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të testohen, kurse të tjerët që kanë simptoma të lehta do të urdhërohen të izolohen për 14 ditë.
Por të Premten, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha: ‘Ju nuk mund të luftoni një virus nëse nuk e dini se ku është. Gjejeni, izolojeni, testojeni dhe trajtoni çdo rast për të këputur zinxhirin e transmetimit të Covid-19. Cdo rast që ne gjejmë dhe trajtojmë kufizon perhapjen e sëmundjes. Mos lejoni që ky zjarr vetëm të digjet”, tha ai duke bere thirrje qe Britania te merrte shembullin e vendeve te tjera.
“Cdo vend që shikon përvojën e vendeve të tjera me epidemi të mëdha dhe mendon se “kjo nuk do të ndodhë me ne”, është duke bërë një gabim vdekjeprurës.”








































