Drejtori i Kujdesit Shëndetësor për Jugun Kujtim Llapi tha se në Gjirokastër dhe në Vlorë nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me COVID derimë tani.
“Kemi një rast pozitiv në Lushnje, 3 në Fier dhe një në Patos, pjesa tjetër ka rezultuar negativ. Jemi në gjurmim të rasteve që këta persona kanë pasur kontakt, dhe derimë tani ato kanë qenë nëgative. Vetëm rezultatet e dhëna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtare.
Tashmë marrja e tamponeve mund të bëhet në të gjitha spitalet, edhe ato rajonale dhe ato bashkiake. Telefonohet 127, dhe në rast se ata mendojnë se duhet të merret tampon, kjo bëhet në spital, vlerësohet rasti, dhe më pas vendoset se ku do të qendrojnë.
Janë të gjitha kapacitetet në spitalin e Vlorës, për të përballuar rastet. Ka shtretër për të rritur dhe ata për fëmijë, derimë tani të gjitha rastet për jugun janë karantinuar në kushtet e shtëpisë. Është bërë e mundur mbyllja e të gjitha bareve dhe lokaleve, dhe po bëhet transporti i dedikuar për të gjithë punonjësit e shëndetësisë.
Të gjitha rastet do të çohen fillmisht në Infektiv, në rastin më të keq do të çohen më pas në spitalin e Sanatoriumit, dhe në skenarin më të keq fare, do të kalohet dhe në spitalet rajonale dhe bashkiake”, u shpreh Llapi, që tha më pas se është kryer dhe dizinfektimi i të gjitha ambienteve publike.







































