Google search engine
Home Rajoni Kosova 2 persona të prekur me koronavirus në Kosovë, Albin Kurti merr vendimin...

2 persona të prekur me koronavirus në Kosovë, Albin Kurti merr vendimin urgjent: Pas 16 marsit nuk do të…

0
307

Qeveria e Kosovës, ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë përveç për shtetasit e Kosovës. Njoftimin e ka bërë të ditur Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Mbyllja e kufijve do të bëhet nga data 16 Mars në orën 00:00, mirëpo deri në këtë kohë edhe fluturimet të cilat ishin ndaluar nga Gjermania, Italia, Franca dhe Zvicra do të mund të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës por vetëm për të marrë udhëtarë, e jo edhe për të sjellë.

“Deri më 16 mars, në orën 00:00, kanë mundësi të aterojnë aeroplanët pa udhëtarë, në mënyrë që më pas udhëtarët që kanë mbetur në Kosovë mund të kthehen në këto shtete”, ka thënë zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, për Gazetën Express.

Gara tutje tha se sipas konfirmimit të mëhershëm të ditës së sotme nga Departamenti i Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës kompanitë ajrore nuk janë lejuar të udhëtojnë nga këto katër shtese dhe se më vonë ky vendim është anuluar.

“Destinacionet Francë, Itali, Gjermani dhe Zvicër, nuk munden me udhëtojnë për në Kosovë, ndërsa kosovarët mund të udhëtojnë në këto shtete deri më datën 16”, ka thënë Gara.

Kujtojmë ky njoftim ka të bëjë vetëm me udhëtarët synojnë Kosovën nga këto katër shtete të Evropës.

Derisa udhëtarët që synojnë Kosovën jashtë këtyre katër shteteve, përjashtohen nga ky njoftim. Çdo udhëtim jashtë këtyre katër shteteve në drejtim të Kosovës, do të realizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here