Google search engine
Home Aktualitet Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, dënohen me 15 vite burg...

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, dënohen me 15 vite burg ish-kryetari i Komunës Ishëm dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë

0
495

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 15 vite burg ish-kryetarin e Komunës Ishëm dhe 5 ish-punonjës të administratës të kësaj komune për tjetërsimin e 68 m2 tokë në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sulejman Ibrahimi, ish-kryetari i Komunës Ishëm në zonën e Gjirit të Lalëzit është dënuar me 8 vjet burgim, për akuzën e “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Veç Ibrahimit, Gjykata e Durrësit ka dënuar me dy vjet e 6 muaj burgim Shpresa Mërditan, me detyrë ish-punonjëse e Zyrës së Urbanistikës në ish-Komunën Ishëm. Por gjykata ka pezulluar vendimin me burg duke e konvertuar atë me 3 vite shërbim prove. Me 9 muaj burgim është dënuar Ornela Shemlikaj, me detyrë sekretare arshive protokoll në ish-Komunën Ishëm, e akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe sipas vendimit të gjykatës ky dënim është konvertuar në 18 muaj shërbim prove. I pandehuri Gjergji Çeri, është dënuar me 5 muaj burgim, por ky dënim është konvertuar në 10 muaj shërbim prove. Me të njëjtin dënim është deklaruar fajtor dhe Bujar Bahrushi, i cili sipas hetimeve ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj. Ruzhdi Alla dënohet me 10 muaj burgim, por ky dënim është pezulluar nga gjykata duke e konvertuar dënimin me burg në shërbim prove për një periudhë 20 mujore. Ndërsa i pandehuri tjetër Fadil Hoxha, i akuzuar për “Falsifikim të dokumenteve” është deklaruar i pafajshëm nga gjyqtari i çështjes, Petraq Çuri. Gjithashtu Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e 3586 m2, në emër të shtetasit Bujar Barushi, 4350 m2, tokë në fshatin Bizë në emër të Rruzhdi Alla, aktualisht të dyja këto sipërfaqe në emër të Paulin Mleras. Konfiskimin e 2000 m2 tokë në emër të Gjergji Çerri, aktualisht në emër të shtetasit Vaeld Zhezha si dhe konfiskimin e aksioneve të shoqërisë “Eco Alba Group” të regjistruar në 8 shkurt 2012 në emër të italianit Valerio Bonnano, më seli në fshatin Rrotull, përballë shkollës fillore, të Komunës Ishëm, Durrës, e cila është regjistruar në emër të Myslym Koni.

Hetimet

Ish-kryetari i Komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi, u arrestua edhe në vitin 2018, pasi dyshohet se ka tjetërsuar prona në bregdet. Në atë kohë, Prokuroria njoftoi se bashkë me Ibrahimin u vunë në pranga edhe 3 zyrtarë të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve. Sulejman Ibrahimi, në bashkëpunim me tre ish-zyrtarë në të paktën katër raste ka dhënë me qira plazhe dhe toka shtetërore në kundërshtim me vendimet e qeverisë. Po ashtu, ai dyshohet se kishte krijuar një kompani fiktive që rezulton fituese e disa tenderëve të ish-komunës, në kohën kur ajo drejtohej nga ky i fundit. Ditën e djeshme, ai është vënë në pranga bashkë me 20 persona të tjerë, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash. Ndërsa Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit, i cili është arrestuar ditën e djeshme nga Policia, në janar të 2019 është shkarkuar Live nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i Iljazit erdhi pasi një qytetar kishte shkuar 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite dhe nuk kishte marrë zgjidhje. Qytetari, më pas, i ishte drejtuar platformës së Bashkëqeverisjes, e cila kishte konstatuar shkelje ligjore, por edhe pas kësaj, drejtori nuk kishte reaguar. Madje, Iljazi i kishte thënë qytetarit: “Meqenëse problemin e zgjidhe te Rama, shko sërish te Rama”. Kjo bëri që Rama, ta shkarkonte atë Live, ndërsa sot Policia njoftoi se është vënë në pranga për tjetërsim pronash. Sipas hetimeve të udhëhequra nga prokurori Afrim Shehu ka ngritur akuza edhe për zyrtarët e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës, të cilët dyshohet se jo vetëm kanë kryer veprime regjistrimi në kundërshtim me ligjin, por kanë qenë gjithashtu në dijeni të falsifikimeve. Një përgjim i Prokurorisë së Durrësit i qershorit 2019 ekspozon zhdukjen e referencave të regjistrimit të pasurive nga arkiva e hipotekës, bashkë me 30-40% të dosjeve fizike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here