Google search engine
Home Politike Drejtesi Shqipëria drejt shembullit kroat dhe rumun? Ja si u arrestua Ivo Sander...

Shqipëria drejt shembullit kroat dhe rumun? Ja si u arrestua Ivo Sander dhe përpjekja e SHBA-BE për të nisur reprezaljen në Shqipëri

0
428

SPAK dhe Byroja e Hetimit po ngrihen sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora dorë shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të shtuna dhe të diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish-kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010 dhe u dënua me 8 vjet burg. Në luftën ndaj korrupsionit do të kenë detyrime dhe organet e tjetra shtetërore. Sipas nenin 28 të ligjit, të gjithë organet e pushtetit shtetëror dhe të gjitha subjektet juridike të cilët, në kryerjen e aktiviteteve të tyre, vihen në dijeni për vepra të korrupsionit, njoftojnë menjëherë Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, sipas ligjit Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemet e informacionit apo bazat e të dhënave të administruara nga institucionet shtetërore, që përmbajnë informacionin e duhur për hetimin e veprave penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Organet shtetërore kanë detyrim të japin informacion brenda 24 orëve. Nga ana tjetër edhe policia ka detyrime. Nëse një polic vë re apo vihet në dijeni për një vepër korrupsioni, ai është i detyruar të njoftojë Byronë e Hetimit. Edhe pse deri tani ka shumë skepticizëm SHBA dhe BE po punojnë fort që Shqipëria të shkojë te shembulli kroat e rumun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here