Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjetjet në pasurinë e saj dhe të bashkëshortit fundosin gjyqtaren e Sarandës,...

Gjetjet në pasurinë e saj dhe të bashkëshortit fundosin gjyqtaren e Sarandës, KPK shkarkon nga detyra Nevrie Dukën, ja përballja me ONM

0
406

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dje seancë dëgjimore për gjyqtaren e Sarandës, Nevrie Duka, dhe po dje vendosi ta shkarkojë nga detyra. Ky vendim i marrë nga Komisioni ka të bëjë me situatën që ka mbërthyer vendin. Relatorja bëri të ditur dje se gjyqtarja është hetuar vetëm për kriterin e pasurisë, në të cilën u evidentuan një sërë problemesh, për veprime financiare të padeklaruara, veprime të dyshuara si fiktive, të ardhura të pajustifikuara dhe dyshime për konflikt interesi e gjykim të çështjeve ndaj kompanive me të cilat bashkëshorti i saj kishte marrëdhënie financiare. Për pasurinë apartament, KPK konstatoi se ishte pa qera, por që sipas gjyqtares është bërë me marrëveshje gojore që nënkuptonte se apartamenti do të paguhej me punë në natyrë nga bashkëshorti. Gjithashtu, relatorja tha se apartamenti ishte marrë në posedim në vitin 2011 dhe gjyqtarja kishte dhënë një vendim në një çështje ku palë ishte një kompani me administratore të njëjtë me kompaninë, nga e cila kishte në posedim apartamentin. Në shpjegimet e saj, gjyqtarja Duka tha se nuk kishte dokumente për të provuar marrëveshjen mes bashkëshortit dhe kompanisë, ndërsa bëri me dije se apartamentin e kishte marrë në posedim pasi ishte afër gjykatës dhe se i nevojitej në atë kohë pasi sapo ishte bërë nënë. Lidhur me çështjen e gjykuar, Duka tha se kishte dhënë dorëheqjen nga çështja në fjalë dhe se referimi ishte bërë gabim prej kancelarit të gjykatës, që nuk e kishte parë deri në fund dosjen, por vetëm faqen e parë. Po ashtu, Duka nuk dha përgjigje për mungesën e dokumentacionit dhe mungesën e vlerës. KPK hetoi edhe pasuritë e bashkëshortit, në të cilat dolën një sërë problemesh. Konkretisht, plot 22 milionë lekë të ardhura të bëra prej tij nga hapjet e gropave për ndërtimin e pallateve, për të cilat nuk ishin paguar tatimet, u cilësuan të paligjshme nga KPK. Gjatë seancës pati edhe një përballje mes gjyqtares Nevrie Duka dhe përfaqësuesit ndërkombëtar Theo Jacobs. Ky i fundit në përfundim të seancës i dha një “këshillë” gjyqtares së Sarandës, pasi kjo e fundit kërkon që të marrë përgjigjen e hetimeve të dy kritereve të tjera, atë të figurës dhe aftësive profesionale. “Nëse e gjen veten në një gropë, është mirë të mos gërmosh më shumë”, tha Jacobs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here