Dy të infektuarit me koronavirus në Elbasan, kishin pasur kontakte me djalin e tyre që ishte kthyer nga Italia prej disa ditësh. 31-vjeçari banonte në Tiranë, dhe prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spitalin infektiv në QSUT.
Edhe prindërit e tij, nëna 57 vjeçe dhe babai 58 vjeç, kanë rezultuar pozitiv me covid-19.
Mësohet se pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.









































