Nga buletini i përditshëm i Emergjencës Civile u njoftua se numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 1016, 189 më shumë se dje.
Numri i të prekurve ka arritur në 12.839, 1153 të shtruar në terapi intensive, 125 më shumë se një ditë më parë. 6650 persona janë të shtuar në spitale me simptoma, ndërsa 5036 janë në izolim shtëpiak.
Sipas Emergjencave Civile, 1258 janë të shëruar, 213 më shumë se dje.








































