Google search engine
Home Politike Procedohet penalisht një tjetër kryebashkiak socialist, nisin menjëherë hetimet (EMRI+AKUZA)

Procedohet penalisht një tjetër kryebashkiak socialist, nisin menjëherë hetimet (EMRI+AKUZA)

0
298

Kanë nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë Memaliaj Gjolek Guci, pas procedimit penal për shpërdorim detyre.

Guci është denoncuar nga Luan Bino për hapjen e rrugës në fshatin Luftinjë.

Bino pretendon se rruga është hapur në tokën e tij, pa vlerësimin dhe kompensimin përkatës.

Gjolek Guci u zgjodh kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, duke zëvendësuar në detyrë Durim Roshin.

Ky është i gjashti kryetar bashkie që hetohet nga prokuroria, pas 5 të parëve të akuzuar nga Partia Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here