Google search engine
Home Lifestyle Pjesa më e madhe e vendit në karantinë nga koronavirusi, nuk do...

Pjesa më e madhe e vendit në karantinë nga koronavirusi, nuk do ta besoni se çfarë po bëjnë sot vlonjatët (VIDEO)

0
349

Ditën e sotme numri i të infektuarve në vendin tonë me koronavirus ka arritur në 23, ndërkohë nga qeveria janë marrë masa të reja shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Harta e të prekurve nga Covid-19 në vendit tonë zgjerohet me dy vatra të reja infeksioni, në Elbasan dhe Rrogozhinë.

Në kuadër të situatës dhe shtimit të numrit të personave me koronavirus, prej disa ditësh tashmë autoritetet shëndetësore dhe qeveria u kanë bërë thirrje qytetareve që të qëndrojnë në shtëpi.

Mirëpo pavarësisht këtyre paralajmërimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme, duket se vlonjatët në jug të Shqipërisë nuk i tremben koronavirusit. Moti sot është i mirë dhe ata nuk kanë ngurruar të dalin e të bëjnë plazh, edhe pse kohët e fundit daljet nuk rekomandohen shumë.

Edhe pse Vlora mund të jetë larg nga Tirana, ku janë edhe rastet më shumta, koha ka treguar që vatrat e virusit vijnë e shtohen dhe pakujdesitë e neglizhenca mund të dëmtojnë të tjerat që po mundohen të kujdesen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here