Google search engine
Home Aktualitet Patën kontakt me 73-vjeçaren që vdiq në Durrës nga koronavirusi, zbulohet arsyeja...

Patën kontakt me 73-vjeçaren që vdiq në Durrës nga koronavirusi, zbulohet arsyeja pse stafi mjekësor nuk u infektua edhe pse nuk përdori masa mbrojtëse

0
320

Ditën e djeshme u shënua edhe viktima e parë në vendin tonë nga koronavirusi. 73-vjeçarja nga Durrësi humbi jetën teksa rezultoi pozitive me koronavirus, ndërkohë që kishte qenë e shtruar për disa ditë në spital dhe stafi mjekësor nuk kishte masat e duhura mbrojtëse pasi nuk e dinin qe e moshuara ishte e infektuar.

Të 50 personat që kanë pasur kontakt me 73-vjeçaren nga Durrësit që humbi jetën rezultuan negativë pas analizave të kryera. Ajo çka i ka mbrojtur stafin mjekësor që ishin pa mjetet personale të mbrojtjes në momentin që ende nuk e dinin se e moshuara ishte infektuar me COVIDp19, është maska e oksigjenit që ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës që ka qenë në spitalin e Durrësit.

Gruaja 73-vjeçare ishte shtruar në pavionin e patologjisë në spitalin e Durrësit, dhe mjekët i kanë shërbyer pasi kishte një sërë problemesh shëndetësore, me zemrën, etj.

Situata e saj ishte e rëndë dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me oksigjen, ndërsa në fillim nuk tregoi se kishte udhëtuar drejt Italisë.

 Me të mësuar këtë fakt, gruas iu bë analiza COVID-19 në laboratorin e ISHP-së nga ku rezultoi pozitive.Të gjithë mjekëve që u kujdesën për të pa masat mbrojtëse iu bënë analizat, ku fatmirësisht rezultuan negativë. Po ashtu, negativë rezultuan edhe dy gra që ishin paciente në një dhomë me 73-vjeçaren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here