Pasi futbollisti i Juventusit Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus, mjekët thanë se personat e tjerë që patën kontakte me të do të izolohen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se futbollisti Cristiano Ronaldo e ka takuar dhe për këtë arsye është futur në karantinë.
Ylli i Juventusit është izoluar për të shmangur kontaktet me personat e tjerë dhe të mos përhapet virusi.
Cristiano do u nënshtrohet analizave të nevojshme dhe pritet të dalë rezultati i tyre.
Ndërkohë, nuk dihet ende se si u infektua Daniele.









































