Google search engine
Home Lifestyle Shëndet “Mbajtja e dorezave si masë mbrojtje rrit rrezikun ndaj infektimit me koronavirus”,...

“Mbajtja e dorezave si masë mbrojtje rrit rrezikun ndaj infektimit me koronavirus”, ekspertja britanike shpjegon me detaje çfarë na kanoset nga ky veprim që po tentojnë ta bëjnë të gjithë

0
317

Në një kohë kur virusi vdekjeprurës COVID-19 u shpall zyrtarisht pandemi ditën e djeshme nga OBSH dhe është bërë thirrje që të përdoren maskat dhe dorezat si masa mbrojtëse paraprake, ndërsa është e nevojshme higjiena dhe dezinfektimi, ekspertët britanikë mendojnë se dorashkat mund të bëjnë efektin e kundërt të asaj pse po përdoren.

Doktoresha Simran Deo në Mbretërinë e Bashkuar thotë se veshja e dorezave në të vërtetë mund të rrisë rrezikun tonë ndaj infektimit me koronavirus, pasi spërklat dhe grimcat në ajër nga kollitja ose teshtitja mund të qëndrojnë më gjatë në këtë lloj sipërfaqe, pra në materialin e dorezave, shkruan Mirror.

Simran Deo shpjegoi: “Viruset e ngjashme me koronavirusin përhapen përmes kollitjes dhe teshtitjes, të cilat prodhojnë spërkla ose mukus që përmbajnë virusin. Këto pika shpërndahen në ajër duke kollitur ose teshtitur dhe kjo shkakton përhapjen e infeksionit kur ato vijnë në kontakt me të tjerët. Nëse vishni doreza për të mbrojtur duart nga kontakti me këto pika, ato prapë do të qëndrojnë në sipërfaqen e dorezave dhe madje mund të zgjasin më gjatë nëse nuk lahen shpesh, duke çuar në një rrezik të rritur nga infektimi me virusin, me anë të kontaktit me fytyrën ose ushqimin tuaj përmes dorezave, si dhe rreziku i transferimit të tij te të tjerët”.

Rastet e të prekurve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar i kanë tejkaluar 380 këtë javë, duke çuar në panik të shtuar në lidhje me përhapjen e sëmundjes.

Shumë britanikë të shqetësuar u janë dashur të veshin doreza kur dilnin jashtë, me shpresën që të mbrohen nga virusi. Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se kjo praktikë nuk është e efektshme dhe sugjerojnë se mbajtja e tyre mund të rrisë rrezikun tuaj nga infektimi me virusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here