Google search engine
Home Bota Lëvizje e njëanshme, BE-ja dënon vendimin e presidentit amerikan për të ndaluar...

Lëvizje e njëanshme, BE-ja dënon vendimin e presidentit amerikan për të ndaluar fluturimet nga Europa

0
297

Bashkimi Europian bëri të ditur se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të ndaluar fluturimet nga Europa për në SHBA, është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime.

Në mbrëmjen e së mërkurë,Trump njoftoi se fluturimet nga 26 vende të Europës, që janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Schengen, për në Shtetet e Bashkuara, do të pezullohen për 30 ditë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në SHBA.

Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe vendet e tjera jashtë Schengenit nuk janë të ndikuara nga kjo ndalesë. Përjashtime bëhen edhe për qytetarët amerikanë.

“Koronavirusi është krizë globale, nuk është i kufizuar në ndonjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim në vend të veprimit të njëanshëm”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit”, thanë ata.

Dhjetëra vende të Europës janë prekur nga një koronavirus i ri, që e pati origjinën në Kinë. Shteti më i goditur është Italia, me mbi 12.000 persona të infektuar dhe me mbi 820 të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here