Google search engine
Home Bota Lajme të mira vinë nga Kina! Vetëm 15 raste të reja me...

Lajme të mira vinë nga Kina! Vetëm 15 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

0
389

Kina, vendi ku shpërtheu edhe koronavirusi që sot në botë  po merr mijëra jetë, ka parë një përmirësim  të ndjeshëm, ku në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 15 raste të reja të persona të infektuar nga virusi.

Prej janarit të 2020 kjo shifër e  12 marsit, është numri më i vogël i deri më tani, gjë që tregon se situata po shkon drejt përmirësimit, por infeksioni është përhapur gjerësisht në Europë.

Ndërsa një ditë më parë ishin regjistruar vetëm 24 raste të reja, pra në Kinë tashmë niveli i përhapjes së koronavirusit po bie ndjeshëm duke e çuar drejt zeros numrin e rasteve të reja.

Sipas të dhënave qeveritare të publikuara edhe në mediat e huaja, numri i të infektuarve në Kinë deri mbrëmjen e djeshme ka qenë 80.793.

Por teksa Kina po shkon drejt përmirësimit, situata është përkeqësuar shumë në Itali ku të infektuarit janë mbi 12 mijë, ndërsa viktima janë regjistruar mbi 827, ndërsa SHBA ka pezulluar të gjitha udhëtimet me  Europën.

Organizata Botërore e Shëndetit ditën e djeshme  e quajti pandemi globale koronavirusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here