Google search engine
Home Aktualitet Kujdes! OBSH del me njoftim të rëndësishëm, vjen informacion i dobishëm si...

Kujdes! OBSH del me njoftim të rëndësishëm, vjen informacion i dobishëm si të ruani veten dhe të tjerët nga COVID-19

0
330

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar disa këshilla se si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Kur keni vizitorë në shtëpi, shkëmbeni përshëndetje me “1 metër largësi”, duke tundur dorën, me dorën në zemër apo duke tundur kokën.
Kërkojuni vizitorëve dhe atyre me të cilët jetoni të lajnë duart.
Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet në shtëpinë tuaj, veçanërisht sipërfaqet që njerëzit prekin më së shumti.
Nëse dikush me të cilin jetoni nuk ndihet mirë (veçanërisht, me simptoma të mundshme të COVID-19), kufizoni hapësirat tuaja të përbashkëta.
Nëse ju shfaqen simptomat e COVID-19, kontaktoni me telefon mjekun tuaj të familjes, përpara se të vizitoni një institucion të kujdesit shëndetësor.
Hartoni një plan masash në rast të një shpërthimi epidemik të COVID-19 në komunitetin tuaj.
Kur dilni në publik, ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese, siç do të bënit edhe në shtëpi.
Qëndroni të përditësuar me informacione nga burime të besueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here